Personi që vdiq nga koronavirusi, ishte oficer doganor

Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë oficeri doganor i cili ishte i infektuar me COVID 19.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate për medie Dogana e Kosovës, duke thënë se i ndjeri ishte udhëheqës i pikë kalimit kufitar të Vërmicës.

“Kjo është një humbje e madhe për Doganën pasi i ndjeri ishte një ndër oficeret doganor të parë i rekrutuar që nga viti 2000, i cili ka dhëne kontribut të çmuar në ndërtimin e Dogana duke shërbyer me profesionalizëm në shumë njësi të cilat edhe i themelojë dhe funksionalizojë. Së fundi i ndjeri ishte udhëheqës i pikë kalimit kufitar të Vërmicës”, thekson komunikata.

“Dogana e Kosovës shpreh ngushëllimet e saj më të thella dhe sinqerta për familjaret, miqtë dhe të gjithë të afërmit e të ndjerit. Dogana do të vazhdoj të punojë me përkushtim në zbatimin e te gjitha obligimeve ligjore dhe sfidave, përkundër vështirësive dhe rreziqeve”, thekson ne njoftim Dogana e Kosoves.