Mbrëmë ka ndodhur një aksident në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, ku humbi jetën një 14-vjeçar.
Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje në lidhje me këtë aksident, përcjell Klankosova.tv.
“Është raportuar se i dyshuari i mitur mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore, kishte shkaktuar vet-aksident duke u rrokullisur me veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima i mitur mashkull kosovar, kurse lëndime të rënda trupore kishte pësuar edhe pasagjeri i mitur mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren”, thuhet në raport.
Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, prokurori dhe ekipi mjekësor.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, prokurori dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport.