Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 dhe 12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.