Për të tretën ditë rresht janë regjistruar shifra alarmante me COVID-19 në Mal të Zi. Të enjten, nga testimi i 5169 mostrave janë regjistruar 1747 raste të reja. Ndërkaq, gjashtë persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Nga fillimi i pandemisë e deri tash në Mal të Zi janë regjistruar 2407 vdekje si pasojë e koronavirusit.
Aktualisht janë 7187 raste aktive me COVID-19.
Mali i Zi ka disa ditë që ka njoftuar për rastet e para me variantin Omicron.