Pesë pacientë të infektuar me COVID-19 në Shqipëri, kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Viktimat janë një 61-vjeçar nga Korça, dy qytetarë nga Tirana 67 vjeç dhe 81 vjeç, një 71-vjeçar nga Durrësi dhe një 72-vjeçar nga Mallakastra.
Nga 1,383 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 167 qytetarë.
Konkretisht 44 raste janë regjistruar në Tiranë, 15 në Vlorë, 12 në Berat, 9 në Durrës, 7 në Kuçovë, 6 në Vorë, Dibër, 5 në Divjakë, Himarë, 4 në Lushnjë, 3 në Shkodër, Kavajë, Mat, Mallakastër, Sarandë, Devoll, Dimal, Skrapar, Elbasan, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Librazhd,1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Fier, Delvinë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 5,129 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv:
Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,386 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë, çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.
Statistika (26 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 167
Të shëruar në 24 orë 253
Të shtruar në spitale 121
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1,383
Testime totale 1,460,890
Raste pozitive 207,709
Raste të shëruara 199,386
Raste Aktive 5,129
Humbje jete 3,194
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,381
Fier 579
Durrës 397
Shkodër 349
Elbasan 321
Vlorë 262
Berat 247
Gjirokastër 196
Lezhë 136
Korçë 103
Kukës 82
Dibër 76.