Ish-kryeshefi ekzekutiv i Koorporatës Energjetike të Kosovës Njazi Thaçi, ka thënë se KEK nuk mund të mbahet me pensionista të dështuar.
Thaçi tha se menaxhmenti i Koorporatës Energjetike gjunjëzohet para pushtetarëve.
“Nuk mbahet KEK me pensionista të dështuar. Me drejtorë që shesin autoritet tek punëtorët e gjunjëzohen para pushtetarëve. Me servila që i janë zvarritur secilit politikan e parti politike që kanë qenë në pushtet”.
Ish-kryeshefi i KEK-ut theksoi se kjo koorporatë ka shumë ekspertë të zotë që nuk po ju jepet hapësirë.
“KEK ka shumë ekspertë të zotë e punëtorë të vyshëm, vetëm duhet me i përkrahë dhe me ju dhanë motiv”.
“Na morët në qafë o burra!”.