Pas mbledhjes së Qeverisë të mbajtur gjatë ditës së sotme, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mbajti konferencë për media përmes së cilës kumtoi aprovimin edhe të tri vendimeve mjaft të rëndësishme për sektorin e bujqësisë, siç është aprovimi i Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028 dhe Strategjisë për Pylltari 2022-2030, si dhe Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Tokën Bujqësore i cili u harmonizua me dispozitat sanksionuese të Ligjit për Kundërvajtje. Këto dokumente, siç edhe deklaroi Ministri Peci para të pranishmëve, janë dokumente të një rëndësie të vecantë për arritjen e objektivave që ka kjo Qeveri.
“Në aspektin legjislativ për vetëm 9 muaj qeverisje kemi realizuar më shumë se për 9 vitet e kaluara, ndërsa e gjithë kjo vërteton edhe njëherë përkushtimin tonë për qeverisje të mirë dhe ligjore”, tha ministri Peci.
Ajo që vlenë të theksohet me këtë rast është se me vendim të Qeverisë së Rep. së Kosovës sot u ndanë edhe 2.5 milionë Euro shtesë për fermerët përfitues në kudër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2021.