Mbi 330 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Policia e Kosovës, brenda ditës shqiptoi 331 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i respektuan masat antiCOVID-19.

Mbajtja e maskës vazhdojnë të jetë e detyrueshme. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00.

Kujtojmë që masat antiCOVID-19 kanë hyrë në fuqi nga 6 dhjetor.

Orari i gastronomisë vazhdon të jetë i njëjti. Këtij sektori i lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërsa muzika i ndalohet pas orës 21:30.

Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar.