Dashi
Këtë të enjtje kushtojini kohë vetes.
Lërini për pak nevojat e të tjerëve dhe shikoni se çfarë mund të bëni për veten dhe dëshirat tuaja. Mundësitë rreth jush do të jenë të shumta.
Në romancën tuaj, çfarëdo që dëshironi t’i thoni partnerit, thuajeni qartë.
Çdo problem mund të kapërcehet.Beqarët ju presin surpriza këto ditë
Demi
Sot shfaqen detyrime të reja, prandaj do t’ju duhet të vendosni një program.
Megjithatë, mos u mundoni të arrini gjithçka në të njëjtën kohë.
Sot flisni me partnerin dhe zgjidhni disa çështje që shqetësojnë marrëdhënien tuaj.
Binjakët
Sot merruni me çështje të pazgjidhura të së shkuarës. Do të keni forcën e nevojshme për të korrigjuar gabimet tuaja.
Vetëm kini kujdes mos merrni vendime të nxituara.
Më në fund do të mund të afroheni më shumë me partnerin dhe të relaksoheni në krahët e tij. Beqarët , dilni dhe kaloni kohë me të miqtë tuaj.
Gaforrja
Dita e sotme është paksa e çuditshme për ju dhe është mirë të distancoheni nga keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet.
Në përgjithësi qëndroni neutralë përballë situatave të ndryshme që do të krijohen, sepse mund të mbani përgjegjësi pa qenë përgjegjës.
Luani
Kushtojini vëmendje veprimeve tuaja dhe mos përhapni panik për problemet me të cilat do të jeni të thirrur të përballeni.
Shmangni lëvizjet e nxituara dhe përfitoni nga kontaktet dhe njohjet që do të bëni.
Në jetën tuaj romantike, lini të gjitha problemet larg marrëdhënies.
Virgjëresha
Vështirësitë me të cilat do të përballeni këtë ditë janë të shumta dhe kryesisht kanë të bëjnë me personat që do ju afrohen dhe do ju ngatërrojnë me sjelljen e tyre.
Mbajini sytë hapur për të kuptuar se kush po ju thotë të vërtetën dhe kush po tallet me ju. Në çdo rast, jini të gatshëm për gjithçka
Në romancën tuaj dita është paksa e çuditshme, pasi do të hyni në procesin e bisedës me partnerin për disa gjëra, por ndoshta pa dobi.
Peshorja
Stresi dhe presioni intensiv që ndjen ju bllokojnë këtë të enjte dhe nuk do mund t’i përballoni dot të gjitha detyrimet.
Bëni gjëra që do t’ju relaksojnë dhe do t’ju nxjerrin nga ky ngërç.
Në romancën tuaj sot tregoni gjithë dashurinë dhe emocionet tuaja pozitive.
Akrepi
Kjo e enjte ju bën të gjykoni situatat me pjekuri dhe ju inkurajon të merrni vendime për ato që po ndodhin rreth jush.
Dita do ju lehtësojë kontaktet dhe komunikimet.
Në lidhjen tuaj arrini ta magjepsni shpirtin tuaj binjak.
Shigjetarë
Të dashur Shigjetarë, sot çdo gjë mund të ndodhë nëse nuk tregoheni të kujdesshëm.
Në romancën tuaj do të ketë disa keqkuptime që mund sjellin tension.
Shmangni diskutimet për çështje delikate dhe relaksohuni sa më shumë me partnerin.
Bricjapi
Energjia që ndjeni sot do ju bëjë hiperaktivë.
Kini kujdes mos merrni vendime impulsive dhe veçanërisht mos u përfshini në konflikt me rrethin tuaj miqësor.
Ujori
Sot shprehni hapur mendimet dhe idetë tuaja.
Vetëm kini kujdes me kë i ndani dhe mos u tregoni të sjellshëm me të gjithë, sepse mund do të zhgënjeheheni shumë shpejt.
Peshqit
Keni të gjitha shanset për të arritur atë që dëshironi.
Në romancën tuaj, mund të kaloni shumë mirë nëse nuk lejoni që presioni profesional të pushtojë marrëdhënien tuaj.
Për beqarët, kushtet sonte janë mjaft të mira për njohje të reja. Mos u konsumoni në situata që nuk ju kënaqin.