Në Kosovë aktualisht janë 314 raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të kaluara një person ka humbur betejën me këtë virus, ndërkaq janë shënuar edhe tetë raste të reja.
16 pacientë janë shëruar në këto 24 orë, duke bërë që numri total i të shëruarve në nivel vendi të arrijë në 157 mijë e 914.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 892 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.647.674 vaksina kundër këtij virusi.