Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën në El Clasicon që u zhvillua në kuadër të javës së 26-të në La Liga me rezultat 2-0.
Blaugranasit e filluan më mirë takimin, pasi kishin dominimin e topit dhe shanset për të shënuar gol.
Lionel Messi dhe Antoine Griezmann kishin shanset më të mira, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato.
Në 45 minutëshin e dytë, madrilenët kishin një tjetër fytyrë, duke krijuar më shumë raste dhe kishin lojën më nën kontroll.
Ishte minuta 71-të kur gjërat për skuadrën e Zinedine Zidanes ndryshuan, pasi Vinicius Junior që pranoi një asistim nga Toni Kroos, mposhti Marc-andre ter Stegen.
Messi më pas kishte një shans të artë që t’i barazonte shifrat, por në momentet e fundit topin nga këmbë e tij e largoi Marcelo.
Mariano Diaz që u inkuadrua në lojë në minutën e 90+1′, dyfishoi epërsinë e madrilenëve pas vetëm një minuuti
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi është rikthyer në vendin e parë me 56 pikë, një më shumë se Barcelona që është në të dytin.
Në xhiron e 27-të, madrilenët do të kenë punë me Real Betisin, gjersa katalunasit do të takohen me Real Sociedadin. /Telegrafi/