Sindikata e re e KEK-ut ka protestuar para ndërtesës së këtij institucioni në Prishtinë, duke kërkuar kthimin në vendet e punës e kontratën kolektive, raporton EO.
Këto janë kërkesat e tyre dhe shkeljet e pretenduar nga kompania.
Shkeljet nga Ligji i Punës:
1. Në rastin kur punëtori i ndërrohet vendi i punës si rezultat i nevojës për ristrukturimin apo organizimin e ri të punës, punëtorit i zvogëlohet edhe paga, e që është shkelje ligjore;
2. Pastaj orari i plotë i punës zgjat 40 orë në javë sipas ligjit kurse punëtorët me ndërrime brenda muajit kanë më se paku dy javë që punojnë nga 48 orë në javë dhe ato 8 orë që punojnë shtesë jashtë orari nuk i paguhen si të tilla si dhe nuk paguhen 50 % për qind në orë për punë gjatë fundjavës;
3. Me ligjin e punës i punësuari i cili punon në punët dhe detyrat e punës për të cilat përkundër aplikimit të masave mbrojtëse nuk mund të mbrohet nga ndikimet e dëmshme, ka të drejtë në pushim vjetor në kohëzgjatje së paku prej tridhjetë (30) ditësh pune, për vitin kalendarik.
Kurse pikat nga marrëveshja kolektive të cilat nuk kërkojnë kosto të lartë janë:
1. Një ditë pune, për ndërrimin e vendbanimit të punëtorit, gjegjësisht, familjes së punëtorit; deri në tri ditë pune, për fatkeqësitë elementare;
2. Nëse i punësuari, nuk i arrin rezultatet e përcaktuara në Kontratën Punës, pa fajin e tij, atij i takon 100% të pagës bazë, për shembull te ne kur muaj i ka më pak se 22 ditë pune nuk e arrin pagën bazë;
4. Kompensimi i pagës gjatë largimit të përkohshëm Gjatë kohës së largimit të përkohshëm nga puna, të punësuarit i takon e drejta e kompensimit në pagë, në lartësi prej 50%;
5. Në rastin vdekjes së anëtarit të familjes së ngushtë të punëtorit të kanë drejt për ndihmë solidare nga dy paga.