Një i vdekur dhe 19 raste me COVID-19 janë regjistruar sot në Kosovë. Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë janë testuar 2.236 persona.
MSH-ja ka njoftuar se gjashtë qytetarë janë shëruar ndërkaq numri i të shëruarve në nivel vendi është 157.859.
Aktualisht në vend janë 331 raste aktive.