Një javë nga tragjedia në Gllogjan, asnjë i arrestuar

Ka kaluar një javë që prej ngjarjes tragjike në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë tre persona, dy prej të cilëve nxënës.

Sot bëhen një javë që prej sulmit të së premtes së kaluar mbi një autobus që po qarkullonte nga Gjakova në Deçan, shkruan lajmi.net.

Ky sulm, që la dy nxënës dhe shoferin e vrarë, nuk është zbardhur ende dhe në lidhje me rastin nuk është arrestuar ende asnjë person.

Policia ka vazhduar me kontrollet më të rrepta në zonë, mirëpo që deri më tani pa ndonjë rezultat.

Kur janë bërë një javë që nga rasti, autoritetet e drejtësisë nuk kanë treguar as nëse e kanë të qartë se kush mund të jetë i dyshuar kryesor.

Në shumicën e konferencave, thuhej se po ndiqen 2-3 pista, mirëpo që pa diçka konkrete.

Në lidhje me rastin janë kryer edhe disa bastisje.

Në paraqitjen e fundit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i kishte dhënë “ultimatum” vrasësit që të dorëzohet, teksa ky koment i tillë kishte shkaktuar reagime në opinion.