Jep dorëheqje komandanti i FSK-së Rrahman Rama

Ka dhënë dorëheqje komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama.

Klan Kosova mëson se Rama do të marrë një pozitë tjetër që lidhet me bashkëpunimin me NATO-n.

Sipas burimeve brenda FSK-së në vend të tij pritet të caktohet Bashkim Jashari.

Bashkim Jashari i përket familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, përkatësisht është djali i Rifat Jasharit.