Ja emrat e drejtorëve komunal të Skenderajt


Janë bërë publik emrat e drejtorëve komunal të kryetarit të sapozgjedhur, Fadil Nura, në një takim me strukturat e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, të hënën pasdite.

Kryetari Nura ka njoftuar nëpërmjet një postimi në “Facebook” për këtë publikim, duke thënë se lista e drejtorëve nuk është vetëm profesionale, por edhe kredibile.

“Sot, në takim me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, promotori i fitorës së 17 tetorit, në një takim, përveç falënderues për angazhimin e vazhdushëm, formalizuam stafin e drejtorëve komunal, me të cilët do të punohet me përkushtim dhe përgjegjësi për të mirën e përgjithshme të qytetarëve tanë.

Kjo listë e drejtorëve nuk ështe vetëm profesionale, është edhe kredibile!

Drejtoria për Financa – Ismet Aliu,
Drejtoria për Urbanizëm – Zymer Deliu,
Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale – Rrezarta Ibrahimi,
Drejtoria për Arsim – Kastriot Duraku,
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm – Besarta Meha,
Drejtoria për Bujqësi – Behgjet Maliqi,
Drejtoria e Inspeksionit – Valon Haliti,
Drejtoria për Gjeodezi, Pronë e Kadastër – Aferdita Seferi Gecaj,
Drejtoria për Shërbime Publike – Alban Shala,
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Alban Berisha,
Drejtoria për Administratë – Hamit Geci”, ka shkruar kryetari Nura.

Të martën, me 30 nëntor, është caktuar seanca inauguruese e Kuvendit Komunal, ku pritet të bëhet betimi i kryetarit Nura dhe anëtarëve të rinj të kuvendit.

Pas kësaj pike, do të zgjidhet kryesuesi.