Një oficer doganor nga pika kufitare e Vërmicës në Prizren është në gjendje të rëndë nga koronavirusi. Ai është i shtrirë në Klinikën Infektive ku po trajtohet.
Për Klan Kosova këtë e ka treguar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.
“Fatkeqësisht, njëri prej oficerëve tanë doganorë është në gjendje mjaft të rëndë nga ky virus, respektivisht është shefi i asaj pike”.
Stavileci ka treguar se nëpër pikat doganore po punohet si zakonisht, pasi është e obligueshme funksionimi i tyre edhe në këtë kohë.
“Masa shtesë janë marrë dhe janë shpërndarë pajisje mbrojtëse në drejtori dhe është bërë dezinfektimi i hapësirave punuese”, tha ai.