Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se diaspora është e rëndësishme për Kosovën në të gjitha aspektet.
“Deri më tani diaspora e Kosovës vazhdon të jetë një ndër burimet kryesore financiare në vend”, tha Guvernatori Mehmeti. Sipas tij Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, edhe në këtë kohë të pandemisë ka luajtur rol shumë me rëndësi për ruajtjen e stabilitetit financiar në vend.
“Përkundër pandemisë, BQK-ja ka pasur rezultat pozitiv, tregues është se kur BQK-ja ka stabilitet financiar, sigurohet sistem efikas i pagesave në Kosovë. Ne kemi realizuar të gjitha objektivat tona, pa pasur nevojë për ndërhyrje nga të tjerët”, tha guvernatori Mehmeti për Televizionin nga Londra, AlbUK.
Ndryshe dërgesat nga diaspora e Kosovës që jeton në vende të ndryshme të Evropës, ShBA etj janë miliona euro dhe kontribuojnë në mirëqenies e jetës në Kosovë.