Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema, është shpallur fajtor, pasi që kishte shantazhuar bashkëlojtarin e tij te përfaqësuesja, Mathieu Valbuena.
Benzema është dënuar sot nga një gjykatë në Paris me një vit burgim me kusht dhe gjobë prej 75.000 euro.
Benzema ishte njëri nga pesë personat që ishin në seancë gjyqësore muajin e kaluar, të cilët ishin të akuzuar se u munduan ta shantazhojnë francezin Mathieu Valbuena më 2015 me një video në të cilën ky i fundit shihet duke kryer marrëdhënie seksuale.
Benzema i ishte ofruar Valbuenas si ndërmjetës, duke i kërkuar para për personin që kishte videon për të mos e plasuar atë në publik.
Pasi rasti u zbulua, Benzema humbi vendin në përfaqësuese dhe u kthye vetëm këtë vit.