Vjen reagimi i Bora Zemanit pasi Donaldi mori surprizën me parashutë nga vëllai, Romeo

Gjatë ditës Romeo Veshaj u përkujdes që të surprizonte vëllain e tij, Donaldin i cili ka nisur aventurën e tij në Big Brother VIP që nga data 5 tetori.

Kjo gjë preku tej mase banorin e Big Brother i cili shpërtheu në lot, derisa mundohej t’i fliste me zë të lartë vëllaut tij binjak, shkruan Gazeta Stop.

E për këtë e prekur ka reaguar edhe moderatorja Bora Zemani, e cila ka publikuar këtë moment prekës në llogarinë e saj në Instagram, derisa e ka shoqëruar atë me dy figura duke qarë.

Kujtojmë se vetëm dy javë më parë çift patën tre vjetorin e njohjes së tyre, derisa Donaldi u kujdes që përtej murit të shtëpisë së BB t’i dërgojë moderatores varësen të cilën ai e mbante gjatë gjithë kohës.

Ani pse kanë kaq vite që njihen, Donaldi dhe Bora kishin 6 muaj që ishin ndarë, por formati i Big Brother bëri që gjërat të ndryshojnë.