Tre persona me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 59 vjeç nga Korça, dy qytetarë nga Tirana 68 dhe 78 vjeç”, thuhet në komunikatën e ministrisë së Shëndetësisë atje.
Në ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 625 raste të reja nga 3,230 testime të kryera, derisa janë shëruar 579 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 180,229 që nga fillimi i pandemisë.
Janë 8,233 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë Shqipërinë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç në Shqipëri mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.
Vaksinimi atje është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar (me rekomandim nga mjeku) dhe gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Statistika (11 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 625
Të shëruar në 24 orë 579
Të shtruar në spitale 166
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 3,230
Testime totale 1,340,830
Raste pozitive 191,440
Raste të shëruara 180,229
Raste Aktive 8,233
Humbje jete 2,978
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4301
Fier 852
Shkodër 456
Vlorë 462
Durrës 441
Gjirokastër 414
Elbasan 334
Berat 367
Korçë 241
Lezhë 197
Dibër 89
Kukës 79