430 persona po vazhdojnë të trajtohen në spitalet e Kosovës shkaku i COVID-19.
Sipas raportimit nga Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes shkaku i infektimit me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj kohe kanë dalë pesë raste të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit si të dyshuar për SARS Cov-2 janë testuar 1 mijë e 115 persona.