Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri betejën me COVID e kanë humbur shtatë persona.
Ndërkaq nga 1 mijë e 930 testime të bëra, 197 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
Aktualisht në të gjithë Shqipërinë janë 7 mijë e 717 pacientë aktivë me koronavirus. E në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, 16 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 229 qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174 mijë e 849 që nga fillimi i pandemisë.