Në Kosovë janë 439 raste aktive me COVID-19.
Komuna e Prishtinës renditet e para për numrin me të madh të rasteve aktive me koronavirus. Aktualisht në kryeqytet raportohet për 105 raste aktive me COVID-19.
Në të dhënat e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një rast të vdekjes dhe 13 raste të reja me koronavirus.
Në të dhënat e IKShPK-së, viktima ishte nga Komuna e Fushë Kosovës.