Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas institutit, nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, kryesisht në orët e para të ditës.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftim.