Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se 69 pacientë po trajtohen në tërë Kosovën për koronavirus. SHSKUK-ja ka njoftuar se prej tyre, 32 janë në oksigjenoterapi dhe 4 në mjekim intensive me gjendje më të rënduar shëndetësore.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 11 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid
Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë.