Stomaku i trazuar është një gjendje e cila prek këdo dhe mund të shfaqet në çdo kohë të vitit, por sidomos gjatë dimrit.
Për arsye të ndryshme që fillojnë që nga të ftohurat e deri tek probleme të brendshme të organizmit.
Ajo çfarë i mbledh të gjitha këto simptoma bashkë, është dhimbja e bezdisshme dhe e padurueshme që përshkon të gjithë trupin.
Nëse ndjeni djegie stomaku, të përziera apo probleme me tretjen do të thotë se stomaku është i trazuar.
Për të larguar dhe qetësuar këto dhimbje AgroWeb.org ju tregon një mënyrë shumë natyrale dhe efikase me çajin e xhenxhefilit.
Ndiqeni më poshtë mënyrën se si të përgatisni lehtë këtë çaji natyral dhe shumë qetësues.
Si ndihmon në qetësimin e stomakut
Xhenxhefili njihet si një kurues natyral për shumë probleme të shëndetit, ku as stomaku nuk mbetet jashtë.
I pasur në vitaminë C, amino acide, zink dhe kalium, xhenxhefili funksionon si një balancues natyral për çdo problem të stomakut tuaj.
Mund ta përdorni kur keni të përziera, djegie të stomakut apo probleme të vazhdueshme me tretjen e mirë dhe dhimbje.
Përveçse e qetëson stomakun kur ndjeni të përziera ka veti edhe ta boshatisë atë duke stimuluar tretjen e mirë.
Prandaj mund ta konsumoni lehtësisht edhe pas vakteve apo gjatë ditëve që ndiheni të fryrë.
Si ta përgatisni çajin e xhenxhefilit
Zgjidhni një ibrik ku do të zieni ujin dhe përgatisni çajin dhe mbusheni atë me rreth 4 gota ujë ose 1 litër.
Më pas merrni një degë xhenxhefili rreth 7-8 cm, qërojeni dhe priteni në feta të holla ose katrorë të vegjël.
Nëse e prisni në copa të vogla, kujdesuni t’i shtypni pak ato në mënyrë që ta lëshojnë të gjithë aromën dhe vlerat e dobishme në ujë.
Vini ujin të ziejë në nxehtësi mesatare dhe më pas shtoni copëzat e xhenxhefilit që përgatitët më parë. Lërini të ziejnë për 5 minuta në nxehtësi mesatare, më pas uleni zjarrin në të ulët dhe lëreni edhe 5 minuta të tjera.
Gjatë fundit të përgatitjes shtoni një lugë mjaltë tek çaji juaj dhe përziejeni mirë. Kur çaji është gati, hiqeni nga zjarri dhe shërbejeni të ngrohtë. Mund të zgjidhni ta kulloni nga copëzat e xhenxhefilit ose ta konsumoni bashkë me to.
Konsumojeni këtë çaj të ngrohtë sa herë të keni probleme me stomakun dhe mos e ndaloni kurën derisa të ndiheni më mirë.
Nëse dhimbjet vazhdojnë për ditë me radhë dhe janë të padurueshme, këshilloheni të konsultoheni me një mjek specialist. /AgroWeb.org/