Kanë përfunduar me sukses dhe pa asnjë ekses ndeshjet e vlefshme për javën e nëntë në BKT Superligën e Kosovës.
Gjatë të premtes dhe shtunës janë zhvilluar pesë ndeshjet e javës së tetë në kampionatin elitar kosovar, pasi e diela është llogaritur ditë e lirë shkaku i zgjedhjeve lokale në vendin tonë.
Të premten janë zhvilluar dy ndeshje, ku Ulpiana dhe Drita luajtën baras 1-1, ndërsa Drenica mposhti Feronikelin me rezultat të thellë 4-0.
Sot (e shtunë) janë zhvilluar edhe tri ndeshjet tjera, ku Prishtina u mposht 2-1 në shtëpi nga Llapi, Gjilani dhe Ballkani luajtën baras 1-1, ndërsa Dukagjini fitoi si vendas 2-0 ndaj Malishevës.
Kështu, me ndeshjet e përfunduara sot, përfundon edhe faza e parë e BKT Superligës dhe lider nga kjo fazë është Drenica me 17 pikë, po aq sa ka edhe Ballkani i dyti.
Në vendin e tretë vjen Gjilani me 14 pikë, Drita e katërta me 13 pikë, Malisheva e pesta me 12 pikë, ndërsa Prishtina dhe Feronikeli zënë vendin e gjashtë dhe shtatë me nga 10 pikë.
Në tri pozitat e fundit renditen Dukagjini dhe Llapi me nga nëntë pikë dhe Ulpiana në vendin e fundit me 7 pikë.
Më poshtë keni rezultatet dhe renditej tabelore të BKT Superligës së Kosovës.