Tri shenjat se është koha që ta ndërroni iPhonen

IPhone është një nga smartfonët më të mirë në botë, por nuk është për të gjithë.

Nëse ke një model të vjetër të këtij telefoni dhe nuk je i sigurt nëse duhet ta hedhësh atë, ja tre arsye pse duhet të merrni telefon të ri.

Dobësimi i baterisë

Problemet me baterinë janë ndër arsyet më të shpeshta që njerëzit vendosin të heqin dorë nga telefonët e vjetër.

Bateritë e smartfonëve shpenzohen me kalimin e kohës, duke bërë kështu që të shpeshtohet nevoja për karrikim për vetëm pak orë.

Procesi i karrikimit zgjatë disa orë.

Për të rregulluar baterinë e iPhonet, këshilloheni të mos e zëvendësoni baterinë vet, pasi garancioni bëhet i pavlefshëm.

Kështu që duhet të dërgoni te shitorja më e afërt e Applet, apo ta postoni te faqja e kompanisë.

Nuk janë të lira këto. Ndërsa nëse nuk ke garancion atëherë duhet të paguash mbi 80 euro për zëvendësim të baterisë.

Nëse jeni duke menduar ta ndërroni iPhonen, atëherë është më mirë ta ndërroni para se të paguani shifrën për zëvendësim të baterisë.

Për të mbajtur më gjatë baterinë e iPhonet, evitoni përdorimin e tij në një mot tepër të nxehtë.

Dështimi për të marrë përditësimet e sistemit operativ

Disa pronarë të iPhonet po dështojnë të bëjnë përditësimet e fundit të softuerëve të Applet, duke i lënë kështu të ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike.

Versioni i iOS 15 i lansuar më 20 shtator, sjellë një sërë veçorish të reja. Sidoqoftë, jo të gjithë mund ta shkarkojnë këtë.

Çdo vit, Apple zakonisht heq një apo dy modele të vjetra të iPhonet nga lista e telefonëve që mund të marrin versionet e reja të sistemit operativ.

Çuditërisht, iOS15 është i pranueshëm për çdo model të iPhonet dhe iPod-it që aktualisht funksionojnë në iOS14.

Kjo do të thotë se kushdo që ka një iPhone 6S apo më të ri, si dhe pronarët e gjeneratës së iPod 7 apo më të rinj, mund të instalojnë përditësimet e iOS15.

Ata pa iOS15, megjithatë janë në telashe, pasi që përditësimet e softuerit janë shumë të rëndësishme.

Si fillim, nënkuptojnë shtimin e shumë veçorive të reja, si dhe rregullimin e gabimeve që përmirësojnë performancën e telefonit tuaj.

Por ato nënkuptojnë gjithashtu edhe forcim të sigurisë që parandalojnë hakerët të thyejnë sigurinë e telefonit të juaj.

Nëse jeni të shqetësuar se iPhonet i juaj i vjetër është i ekspozuar ndaj hakerëve, atëherë mund të jetë koha për ta ndërruar atë.

Dëshira për ndryshim

Nëse keni qenë në iOS me vite dhe dëshironi të provoni diçka të re, atëherë është koha për të hequr dorë nga iPhone i juaj.

Mund të merrni vet një Android të ri të këndshëm, si shembull, me specifika të njëjta, por sistem operues tjetër.

Android është emri i softuerit të Googlet për smartfonët, që është lansuar zyrtarisht në vitin 2008.

Çdo kompani mund ta bëjë një telefon dhe ta shkarkojë Androidin e Googlet në të – pasi është falas për përdorim.

Për këtë arsye shohim shumë kompani duke bërë telefona Android, përfshirë Samsungun, LG, OnePlus dhe Google, sigurisht.

Telefonat Android ofrojnë më shumë personalizim dhe po ashtu hapësirë që të lënë të mbash më tepër foto, video dhe aplikacione në pajisjen tuaj.

Po ashtu janë më të lirë sesa ata të Applet.

Megjithatë, ndërrimi ju ekspozon ndaj “malware” më tepër sesa në iOS, dhe mund të jetë konfuz për të gjithë që kanë përdorur sistemin operativ të Applet.