Uran Ismaili nënshkruan zotimet për lagjet Vreshta dhe Kolovica

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka nënshkruar sot zotimet edhe për lagjen e Kolovicës dhe Vreshtave.

Edhe pse është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e komunës, Vreshtat dhe Kolovica janë lënë pas dore për një kohë shumë të gjatë.

“Është e papranueshme që lagjet tuaja të kenë edhe sot, në vitin 2021 probleme elementare për jetë normale, sikurse trajtimi i ujërave të zeza, mungesë të qerdheve e ambulantës, mungesë të rrugëve e trotuareve, mungesë të shportave për hedhjen e mbeturinave, e mungesën e fushave sportive e ambienteve rekreative për frekuentim me fëmijët e familjet tuaja. “, ka shtuar Ismaili.

“Kam ardhë me u zotu edhe me shkrim për me i zgjidhë problemet e lagjeve tuaja, sepse këto dy lagje, ndoshta më shumë sesa tjerat nuk e kanë pasë kujdesin, vëmendjen e trajtimin e duhur për shumë vite me radhë.”, ka thënë shtuar ai.

Para banorëve të këtyre dy lagjeve, Ismaili është zotuar se ka një plan që tregon se çka, qysh dhe kur do të realizohen projektet për ta.

Të gjitha këto zotime, Ismaili tha se do të përfundojnë deri në vitin 2024:

●      Formalizimi i ndërtimeve ilegale – procesi i legalizimit

●      Trajtimi i sistemit të ujërave të zeza

●      Ndërtimi i qerdhes në afërsi të ambulantës

●      Shfrytëzimi i pronës komunale (ku është nisë projekti për postën) për fushë të sportit.

●      Rregullimi i rrugëve dhe shtimi i trotuareve

●      Ndërtimi i shtigjeve për çiklistë në rrugët kryesore

●      Breza të gjelbër përgjatë rrugëve kryesore

●      Ndriçimi  dhe shenjëzimi i rrugëve në nevojë

●      Vendosja  dhe shenjëzimi i stacioneve të autobusëve

●      Vazhdimi i linjës së autobusit 7A deri tek rruga e Bledit

●      Ndërtimi i një stacioni policor

●      Infrastruktura teknike të përmirësohet

●      Menaxhimi i mbeturinave dhe shtimi I shportave dhe pikave të grumbullimit

●      Adresimi i qenve endacak

●      Qendër komunitare (aktivitete për fëmijë, të rinjë e të moshuar)

●      Realizimi i parkut të madh, te bunari i Hajratit – afër banesave të banimit social (Fusha e Pajtimit)