“Njëherë e pata çelë dugojën në 7 pa 15 të mëngjesit, e një kojshi këtu më tha: ‘Luan, a ke pas mbramë mysafirë a? Shihe sot si është bërë Çarshia’. Kjo është meseleja me të cilën e përfundon bisedën poçari mbase i vetmi në Gjakovë, Luan Çukani. Sipër portës së vogël të dyqanit të tij, në zemër të Çarshisë së Vogël, ai ka tri herë të shkruar numrin e telefonit. Shtëpia e tij nuk është edhe aq larg prej aty, prandaj shumicën e kohës dyqanin e mban mbyllur. E hap vetëm të hënave. E fjali përfundimtare në rrëfimin e tij, në fakt është brenga për gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht tregtia në Gjakovë.
Por në rrafshin personal, Çukani nuk ankohet. Ai shet mirë enët prej dheu të dimensioneve të ndryshme. Disa i blejnë për dekor, por shumica i marrin si pjesë e një rivalorizimi të këtyre enëve. Luani është brezi i tretë në familje që e ushtron këtë zeje. Nga dyqani i tij, në një ditë jo pune për të, ai rrëfehet për gjithë historinë e lidhjen me këtë zeje, shkruan Koha Ditore.
Në formë simbolike, Luan Çukani thotë se nuk e ka mësuar, por në fakt ka lindur me këtë zanat. Poçar ka qenë edhe gjyshi, babai e axha i tij, tash është vetë, e me gjasë do ta trashëgojë edhe djali i tij.
“Zanatin e ka mësuar gjyshi, prej tij e kanë mësuar baba e axha, atëherë unë e vëllezërit e mi”, thotë Çukani.
Babai i tij ka vdekur në vitin 1987. Luani thotë se ka punuar pak me të, por ka qenë shumë i vogël për të mësuar vetëm prej tij.
“Kam qenë diku, 14-15 vjeç. Si i ri, e shihja këtë zanat si lojë. E shikoja babanë tim në çark që punonte”, thotë ai.
Megjithatë, qysh atëherë ai dhe anëtarët e tjerë të familjes janë përfshirë në prodhimin e enëve prej dheu. Luani kujton se ka bërë punët e përzierjen e argjiles e punë të tjera të rënda.

“I lindur” me zanat