Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të dalë në konferencë për media, për të lajmëruar dorëheqjen e tij nga kjo pozitë, shkruan Gazeta Stop.
Këtë e kanë bërë të ditur për Express burime brenda Qeverisë së Kosovës.
Ndryshe, për konferencën e Vitisë ka njoftuar sot edhe Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media.
Konferenca do të mbahet në orën 11:00, në ndërtesën e Qeverisë.
Vitia do ta zyrtarizojë dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë, pasi është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës.