Barcelona i ka ofruar kontratë të re Ansu Fatit, raporton të enjten “Mundo Deportivo”.
Te skuadra spanjolle janë duke pritur përgjigje nga agjenti i tij, Jorge Mendes. Në kontratën e re të ofruar nga Barça thuhet se do të ketë rritje të pagës më tepër me t’u përmirësuar situata ekonomike te klubi, ndonëse edhe tash është përfshirë një përmirësim i ndjeshëm.
Futbollisti 18-vjeçar ka kontratë deri në qershor të vitit 2022. Spanjolli është kthyer së fundi te Barcelona pas një lëndimi dhe ka zhvilluar një ndeshje në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve.