247 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në spitale

Në spitalet e përgjithshme dhe klinikat COVID-19 në Qendrat Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 247 pacientë të infektuar me koronavirus.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës thonë se ka rënie të vazhdueshme të pacienteve të spitalizuar me COVID-19.

Në tërë SHSKUK-në, në trajtim spitalor nga COVID-19 janë 247 pacientë, 172 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 27 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 53 pacientë

Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), 25 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-COVID

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë

Spitali i Prizrenit, 14 pacientë

Spitali i Gjakovës, 20 pacientë

Spitali i Pejës, 45 pacientë

Spitali i Gjilanit, 14 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë

Spitali i Ferizajt, 19 pacientë