Moti sot, vranët dhe riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për sot parashihet mot më i freskët dhe kryesisht i vranët, i shoqëruara me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe perëndim të vendit parashihen reshje më të dendura.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.