Florian Marku paralajmëron: Ky është vetëm fillimi

Boksieri shqiptar Florian Marku ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi i një karriere të madhe, pasi fitoi titulli në kategorinë velter të IBF-së International duke mposhtur me pikë ukrainasin Maxim Prodan.

Marku shtoi se ai ka qenë i nënvlerësuar nga të gjithë.

“Me vetëm 10 meçe e arrita atë që s’e ka bërë askush. Jam i ri dhe të gjithë më kanë nënvlerësuar. Ky është vetëm fillimi. Njerëzit nuk e dinë, por kam sakrifikuar shumë. Jam i lumtur dhe dua ta bëj jetën e familjes sime më të lumtur e të bëj para”, deklaroi 28-vjeçari.