Nga të gjitha ligat e mëdha evropiane, Liga 1 e Francës ka arritur të sjellë disa nga emrat më të njohur të futbollit aktiv.
Paris Saint-Germain ka kompletuar njërën nga merkatot më të mira në histori të futbollit, duke transferuar yjet si Lionel Messi, Georginio Wijnaldum e Sergio Ramos.
Përveç Wijanldum që u largua nga Liverpooli drejt Francës, edhe mesfushori kosovar me pasaporte zvicerane Xherdan Shaqiri i bashkohet ish-shokut të skuadrës në Ligën 1 të Francës.
Shaqiri u transferua te skuadra e Olympique Lyon, sikurse mbrojtësi italian Emerson, i cili la Chelsean për t’iu bashkuar skuadrës franceze.
Kampioni Lille ka kompletuar vetëm dy transferime, Amadou Onana dhe Gabriel Gudmundsson.
Skuadra e Monacos është përforcuar në disa reparte, duke transferuar Myron Boadu, Jean Lucas, Ismail Jakobs dhe Alexander Nubel, përcjell KP.
Transferimet e kompletuara gjatë kësaj vere:
Paris Saint-Germain (83 milionë euro të shpenzuara)
Transferimet: Achraf Hakimi (Inter), Danilo Pereira (FC Porto), Nuno Mendes (Sporting), Lionel Messi (Barcelona), Georginio Wijnaldum (Liverpool), Sergio Ramos (Real Madrid), Gianluigi Donnarumma (Milan)
Olympique Lyon (7 milionë euro të shpenzuara)
Transferimet: Xherdan Shaqiri (Liverpool), Emerson (Chelsea), Henrique (Vasco de Gama), Damien Da Silva (Stade Rennais)
Lille (13 milionë euro të shpenzuara)
Transferimet: Amadou Onana (Hamburger), Gabriel Gudmundsson (FC Groningen), Ivo Grbic (Atletico Madrid)
Monaco (32 milionë euro të shpenzuara)
Transferimet: Myron Boadu (AZ Alkmaar), Jean Lucas (Lyon), Isamil Jakobs (FC Koln), Alexander Nubel (Bayern Munich)
Marseille (52 milionë euro të shpenzuara)
Transferimet: Gerson (Flamengo), Leonardo Balerdi (Borussia Dortmund), Pol Lirola (Fiorentina), Luan Peres (Santos), Konrad de la Fuente (Barcelona), Pau Lopez (AS Roma), Cengiz Under (AS Roma), Pedro Ruiz (RM Castilla), Matteo Guendouzi (Arsenal), William Saliba (Arsenal).