Aktorja e njohur dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga VV, Adriana Matoshi duket se është duke shijuar disa ditë të ëmbla në pushime bashkë me të dashurin e saj Keith Groeneveld.
Çifti kanë vendosur që pushimet e tyre ti kalojnë në bregdetin shqiptar dhe duket se po kalojnë çaste të lumtura bashkë.
E së fundi aktorja Matoshi i publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga pushimet ku duket shumë tërheqëse pranë të dashurit të saj Keith, njofton Klankosova.tv.
Mirëpo, pos fotografike që shfaqin dashuri, ajo që na bie më shumë në sy është dedikimi i veçantë që Adriana i bëri Keith.
Ajo ndihet shumë e lumtur dhe krenare për trajtimin që i bën i dashuri i saj si grua e ëndrrave, madje një dashuri të tillë Adriana ja uron çdo femre.
“Çdo herë duke u habitur nga ky njeri i pashëm. I uroj çdo femre në këtë botë një burrë që trajton një grua si ai. Me të vërtetë një bekim nga Zoti! PS: Për të gjithë urrejtësit kini kujdes, po urreni një dhuratë nga Zoti”, shkroi Adriana në mbishkrimin e fotografive.
Adrriana dhe Keith janë çift që një kohë të gjatë, ndërsa lidhja e tyre shpesh herë është përcjellë me komente negative për shkak të ngjyrës që i dashuri i saj Keith ka.