Policia po vazhdon të dënojë qytetarët që nuk po e respektojnë ligjin për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Gjatë pesë ditëve të fundit, janë shqiptuar 4 mijë e 471 gjoba për mosrespektim të këtij ligji.
Gjatë kësaj periudhe, numër më të madh të gjobave pati të premten me gjithsej 1 mijë e 29, e ndjekur kështu nga e shtuna me 978 të tilla.
Të enjten 915 qytetarë u dënuan për mosrespektim të ligjit antiCOVID, të dielën 821, ndërkaq sot ky dënim iu shqiptua edhe 728 qytetarëve të tjerë.