Është ndërprerë seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Dardan Krivaqës, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Siç bëhet e ditur, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, është dërguar ekipi mjekësor për ta marrë ndihmën e parë.
Ai është nxjerrë nga objekti i gjykatës nën përcjelljen e forcave të shtuara të policisë.
Ndryshe, pasditen e së dielës, më 22 gusht 2021, para Qendrës së Emergjencës në Ferizaj, u la pa shenja jete 18-vjeçarja, Marigona Osmani, nga Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.
Të dy u arrestuan më vonë, njëri pas disa orëve e tjetri pas dy ditëve, në të njëjtën kohë kur qytetarë të shumtë po protestonin duke kërkuar dënimin maksimal për fajtorin