Komandanti i FSK-së: Shpresoj të mos aktivizohet ushtria, edhe pse jemi gati për gjithçka

Komandanti Rrahman Rama, ka thënë se shpreson në mos-aktivizimin e trupave të FKS-së, por janë gati për gjithçka.

Nga aeroporti “Adem Jashari” po e bëjnë transportin e mërgimtarëve deri tek Qendra Studentore në Prishtinë.

Pavarësisht që vendi ndodhet në gjendje emergjente të shëndetit publik, Forca e Sigurisë së Kosovës deri më tani, nuk është përdorur shumë.

Por, përkundër kësaj, Ushtria e Kosovës, po vazhdon të qëndrojë në nivelin 2 të gatishmërisë.

Komandanti i kësaj Force, Rrahman Rama, thotë se e kanë të gatshëm planin operativ.

Por, Rama shpreson që për zbatimin e tij, nuk do të ketë nevojë.

Sipas rekomandimeve të organeve shëndetësore, Rama thotë se FSK e ka reduktuar prezencën e ushtarëve dhe oficerëve.

Por sipas tij, deri tek mobilizimi i saj, mjafton vetëm një thirrje.

Rama ka folur edhe për gjendjen e ushtarit të vetëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të prekur me koronavirusi.

Sipas Komandantit të FSK-së, kjo forcë nuk do të bëhet pjesë e asnjë debati politik.

Ndërsa ka një apel për gjithë qytetarët.

Në fund, Rrahman Rama, po ashtu ka thënë se Njësitë e FSK-së gjithashtu kanë mbështetur me tenda, kontejner dhe pajisje përcjellëse Qendrat Spitalore të Kosovës.

E po ashtu, ka vendosur në gatishmëri Ekipe Mjekësore statike dhe mobile.