Kabineti qeveritar i Kosovës, ka mbajtur të shtunë një takim në Prevallë, ku janë dakorduar për programin qeverisës 2020-2023. Disa orë pas takimit kryeministri Albin Kurti ka folur për mbledhjen e qeverisë.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se qeveria ka draftuar një program që do t’ia transformojë jetën njerëzve në Kosovë.
Kryeministri ka theksuar se do ketë investime në edukim, ekonomi, hapjen e vendeve të reja të punës si dhe në drejtësi, që sipas tij këtij janë prioritetet kryesore të qeverisë së tij.
“Sot, qeveria që Kosova e votoi masivisht në zgjedhjet e 6 tetorit e që u votua në Kuvend më 3 shkurt, draftoi një program që do të transformojë jetën e njerëzve. Investime në edukim, hapjen e vendeve të reja të punës, reformën në sistemin juridik, janë disa nga prioritetet tona”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Përkundër që koalicioni qeverisës, ka mos pajtime për taksën 100% ndaj Serbisë, në mbledhjen një ditore në Prevallë, kjo gjë nuk është diskutua.