I pari i Qeverisë, Albin Kurti, ka marrë informacione në lidhje me nxjerrjen e qymyrit dhe për prodhimin e energjisë nga drejtues të Korporata Energjetike e Kosovë (KEK).
Kurti gjatë kësaj vizite po shoqërohet edhe nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë vizituar këtë ndërmarrje për të parë nga afër punën dhe sfidat që kanë.
Nxjerrja e qymyrit në basenin qymyror të njohur me emrin Baseni i Kosovës ka filluar në vitin 1922 me metodën nëntokësore.
Rezervat në mihjen janë prej 123.4 milionë tonë teksa prodhimi mesatar vjetor aktualisht është rreth 8 milionë tonë qymyr në vit.