Edhe sot mot i nxehtë, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

Gjatë ditës së diel do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë dhe me diell.

Temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.

Kështu bëhet e ditur nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Të dielën do të mbajë mot me diell dhe me vapë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon ti mbajë vlerat e larta, kështu që këshillohet që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”.