6815 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë dje ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë infektuar edhe 1 mijë e 370 qytetarë me COVID-19.

Nga 1 mijë e 370 qytetarë të infektuar, 169 prej tyre janë të moshuar.

Prej grup moshës 60-69 u infektuan 133 qytetarë.

47 qytetarë u infektuan të grup moshës 70-79, teksa 9 të tjerë të grup moshës mbi 80-vjecare.

Njoftimi i plotë:

14 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.

 Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056.

 Në total numri i rasteve aktive është 6.815.