Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 10 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 792 raste të reja.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 104 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut, 161 mijë e 359 pacientë janë infektuar me virusin korona, janë shëruar 150 mijë e 774, kanë vdekur 5 mijë e 542 dhe vazhdojnë të mbesin edhe 5 mijë e 43 raste aktive.