IKSHPK-ja apelon për vaksinim: Parandalon vdekjet e komplikimet e rënda

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

IKSHPK-ja ka thënë se vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe më efikase në luftë kundër COVID-19 dhe se vaksinimi parandalon vdekjet e komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientëve në spital.

Nga IKSHPK-ja është thënë se asnjë nga vaksinat që ka Kosova nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Në Kosovë nga mesi i qershorit ka filluar vaksinimi masiv. 

“Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtjes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe”, thuhet nga IKSHPK-ja.