Të shtunën në Obiliq një grua ka rrahur motrën e saj duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga motra e saj e dyshuara femër kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është hospitalizuar”.
Pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.