Vazhdon i nxehti afrikan, temperaturat edhe sot do të jenë të larta

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së situata meteorologjike vazhdon të mbetet pothuajse e ngjashme me ditët e fundit të muajit korrik.

Kjo gjendje meteorologjik sipas IHK-së vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore.Nga dita e enjte dhe premte po pritet ndryshim i situatës sinoptike, ku priten rënie të temperaturave më afër vlerave mesatare, derisa priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e diel sërish mund të kemi rritje të temperaturave, por jo sikur ditëve të shkuara.Pluhuri saharian mbetet prezent në ajër, që herë herë do të jetë në koncetrime më të rritura, e që mund të shtyjë indeksin të kaloj në vlera mesatare. Indeksi i rrezeve UV do të jetë ende në vlera shumë të larta, e në këto raste preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.

Temperaturat sot do të sillen nga 20 deri në 36 gradë celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokale e fortë.

Gjithashtu apelohet te qytetaret të mos ndezin zjarre, sepse zjarret mund të jenë aq të furishme sa mund të rrezikojnë jetët e njerëzve dhe kuptohet asgjësimin e mikrofaunës, pastaj zjarret mund ti dëmtojnë edhe sipërfaqet e mbjellura me misër e që fatkeqësisht për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave ekstreme, kjo kulturë në shumë vende do të mbetet e pazhvilluar, duke zvogëluar rendimentet ose duke mos dhënë fare rendimente.