Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar për një rast pozitiv me koronavirus në komunën e Deçanit.
Sipas komunikatës së IKSHPK-së, bëhet fjalë për një rast nga fshati Lëbushë e kësaj komune.
Por, sipas kryetari të Deçanit, Bashkim Ramosaj, nuk ka ndonjë rast pozitiv me Covid-19 në komunën që ai udhëheq.
“Në komunën e Deçanit nuk ka ndonjë rast me koronavirus. Jam në kontakt me mjekët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan. Nuk ka pasur pacientë që ka shkuar për t’i bërë analizat këto 4 ose 5 ditët e fundit. Ekziston njëfarë protokolli ku bëhen përgatitjet e pacientëve për t’i përcjell për Prishtinë”, ka thënë ai për Klan Kosova.
Ramosaj shtoi se mund të jetë ndonjë rast që është nga fshati Lëbushë, por që banon në ndonjë komunë tjetër.